Gazetari Flamur Vezaj ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku shfaqet ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, në tavolinë me Bajrin dhe Balilin brenda qelisë.

 

Ai thekson se fotoja është realizuar brenda një qelie në burgun e Kosovës në Lushnje pak muaj më parë.

 

Më tej gazetari shton se ky imazh tregon shumë mbi seriozitetin e qeverisë Rama për luftën ndaj krimit.

 

“Shoqnia e burgut dhe jo vetem

 

Kjo foto tregon shume! Sidomos per pushtetin e kapur me bandat!

 

Sic e shikoni, kjo foto eshte bere brenda nje qelie ne burgun e Kosoves ne Lushnje pak muaj me pare!

 

Ne krah te majte me syza, besoj e njihni “kampioni” i luftes kunder krimit ish-ministri Saimir Tahiri! Perballe tij me bluze te bardhe, eshte “eskobari” i Ballkanit Kelmend Balili! Ne kohen kur Tahiri drejtonte ministrine jane bere dhjetra operacione per kapjen e tij por pa Suksese!! Ndoshta kjo miqesi ka pas efektin e saj! Nderkohe pas Balilit eshte drejtuesi i “bandes” se Bajrave te Shkodres, Safet Bajri! Perballe tij nuk e njoh ate “kapon” tjeter!

 

Sic duket ne foto, Po festojne dicka me vere e ushqime brenda qelise!! Ne burg eshte e ndaluar vera por nga fotoja duket se jane te pashqetesuar per kete fakt dhe dihet tashme qe nepermjet shisheve te koles futej vera ne burgje! E per ta kuptuar se sa serioze ka qene qeveria Rama per luften ndaj krimit, kjo foto tregon shume!”-shkruan Flamur Vezaj.