Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë Suela Belulin, prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier.

 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 30 janar për subjektin e rivlerësimit, Suela Beluli  vendosi konfirmimin e saj në detyrë.

 

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga Roland Ilia, Suela Zhegu relatore, Genta Tafa Bungo anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

 

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.

 

Suela Beluli, e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000, si oficere e Policisë Gjyqësore. Ajo u emërua prokurore në vitin 2015 dhe prej asaj kohe e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier./atsh