Të paktën dy persona kanë vdekur si pasojë e mbytjes së dy anijeve me emigrantë mëngjesin e kësaj të diele, në brigjet e ishullit Lampedusa në Itali.

 

Njëra prej anijeve kishte 48 emigrantë në bord, 45 prej të cilëve u shpëtuan dhe tre të tjerë u zhdukën, një grua dhe dy burra.

 

Mediat italiane shkruajnë se anija ishte nisur nga Sfax, Tunizi, dhe u mbyt rreth 23 milje në jugperëndim të Lampedusas.

 

Në anijen e dytë kishte 42 sub-Saharianë, 12 prej të cilëve u shpëtuan ndërsa mendohet se janë 30 të zhdukur. Ndërkohë është gjetur trupi i pajetë i një gruaja dhe një fëmije një vjeç e gjysmë.

 

Ka të ngjarë që kushtet e këqija atmosferike dhe era e fortë janë bërë shkak i tragjedisë.