Siç duket moti i keq ka bërë që dita e sotme, e diel, 6 gusht  të nis me aksidente rrugore.

 

Dhe konkretisht një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rrugën e Kombit.

 

Një makinë me targa serbe është përplasur me trafik ndarësen dhe ka dalë nga rruga.

 

Si pasojë janë plagosur 5 anëtarë të një familje, 3 famijë dhe burrë e grua.

 

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Rrëshenit, gruaja ndodhet në gjendje të rëndë.

 

Familja po shkonte me pushime.

 

Aksident i dyfishtë në Shkopet

 

Një makinë del nga rruga ndërsa tjetra përfundon në liqen.

 

Për pasojë 2 persona kanë mbetur të plagosur këtë mëngjes.

 

Ngjarja ka ndodhur në Shkopet në vendin e quajtur “Vabli”, në një kthesë.

 

Aksidenti në hyrje të Fier

 

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në hyrje të qytetit të Fierit. Dy automjete janë përplasur me njëra- tjetrën dhe si pasojë e goditjes së fortë janë lënduar 10 persona.

 

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca e cila ka shoqëruar drejt spitalit rajonal të Fierit të lënduarit të cilët  ndodhen jashtë rrezikut për jetën.