Ministria e Jashtme e Türkiye-s dënoi ashpër lejimin e provokimeve të mbështetësve të organizatës terroriste PKK në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm të cilët vendosën mbrëmë në objektiv presidentin Recep Tayyip ErdoÄŸan.
"Dënojmë në mënyrën më të rëndë që në një aktivitet të mbajtur në Stokholm një grup i lidhur me PKK-në u lejua edhe njëherë të bëjë propagandë me simbolet e një organizate terroriste dhe të kryejë një akt të shëmtuar kundër presidentit tonë", thuhet në deklaratën me shkrim nga ministria.
Po ashtu në deklaratë rikujtohen angazhimet që Qeveria e Suedisë ka marrë përsipër në aspektin e parandalimit të organizatës terroriste PKK dhe akteve të degëve të saj./AA