Dy vëllezër shqiptarë dhe një rumun, të cilët janë kapur me një sasi prej 60 kg kokainë në Irlandë, kanë dalë përpara gjykatës.

 

Gentjan dhe Donatel Dodaj, bashkë me Daniel Afedoaei akuzohen për posedimin e kokainës me qëllim shpërndarjen e saj. Gjykata vendosi t’i lërë në paraburgim të tre.

 

Mediat e huaja kanë publikuar disa foto ku duket se Gentjan Dodaj, 39 vjeç, mbërriti në seancë dëgjimore me një bluzë në kokë, duke u munduar që të mbulonte fytyrën.