Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur këtë të mërkurë se opozita duhet të fuqizohet që të ndihmojë në atë që ai e quajti “balancim i kapjes së shtetit”.

 

Më tej, Meta u ndal te taksa e tërmetit, për të cilën tha se qeveria po mbush buxhetin që e ka zbrazur duke blerë vota më 14 Maj.

 

“Nuk jemi për të bërë kritika për opozitën, e cila ka përgjegjësi në këtë histori të kapjes së shtetit, por e rëndësishme që fuqizimi i opozitës është në interesin e popullit, që të balancohet kjo kapje e shtetit, qytetari është bërë më i pafuqishëm. Shikoni taksën e tërmetit, të vënë dhe taksë nga rrufeja që këta ta mbushin buxhetin që e kanë zbrazur, se e kanë zbrazur buxhetin për vota, në 14 maj”, tha Meta.

 

Ai solli në vëmendje edhe aferën e inceneratorëve, duke theksuar se është skandali më i madh i kësaj qeverie.