Është nisur me helikopter drejt Spitalit të Traumës pushuesi, i cili u godit nga fadroma në bregun e liqenit të Pogradecit.

 

Mësohet se gjendja e tij është përkeqësuar dhe është nisur drejt Traumës për ndërhyrje më të specializuar.

 

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:50, në vendin e quajtur “Plazhi”, ku mjeti fadromë që shërben për pastrimin e mbetjeve liqenore, shkeli aksidentalisht 53-vjeçarin.

 

Pushuesi, i cili është identifikuar si Agron Keta nga Tirana, ka qenë i shtrirë në rërë dhe mjeti i pastrimit e ka shkelur me njërën gomë.

 

Drejtuesi i fadromës, shtetasi D. P. është shoqëruar në Komisariat, ndërkohë që vazhdon hetimi për zbardhjen e ngjarjes.