Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka reaguar pas një deklarate të ish-deputetit të PD, Klevis Balliu, i cili ka pretenduar parregullsi në tenderin për shërbimin e pastrimit të jashtëm të QSUT.

 

 

Në reagimin e bërë publik QSUT shprehet se nuk është autoritet kontraktor në lidhje me këtë tender, por është përfitues i shërbimit të tenderuar.

 

Në deklaratë thuhet më tej se QSUT nuk duhet të bëhet kurrë destinacion i baltës politiko/mediatike nga kushdo qoftë.

 

Reagimi i QSUT:

 

 

Në përgjigje të deklarimit të ish deputetit të PD, Klevis Balliu që pretendon parregullsi në tenderin për shërbimin e pastrimit të jashtëm të QSUT, ju bejme me dije si më poshtë vijon:

QSUT NUK është autoritet kontraktor në lidhje me këtë tender, por është përfitues i shërbimit të tenderuar. E thënë me fjalë të tjera, të mjafta për t’u kuptuar nga kushdo, QSUT NUK ka organizuar dhe NUK ka shpallur askënd si fitues të këtij tenderi.

Cdo përpjekje për të përbaltur punën e palodhur të stafit mjekësor të QSUT dhe për të minimizuar arritjet e konsiderueshme të saj, nuk con vecse ne një dështim të garantuar të autorëve të kesaj thashethemnaje.

QSUT është dhe do të mbetet adresa e përditëshme e dhjetra mijëra qytetarëve nga Tirana, Shqipëria dhe trevat, për problematikat e tyre shëndetësore, dhe NUK duhet të bëhet kurrë destinacion i baltës politiko/mediatike nga kushdo qoftë.