Zbardhen të tjera detaje në lidhje me biznesmenin e plagosur Andrea Kalemi alias Adriatik Kalemi, i cili rezulton të jetë kushëriri i Aleksandër Sadikajt.

 

 

Ky i fundit mbeti i vrarë pas një atentati mafioz, ku mjeti i tij u hodh në erë afër një qendre tregtare në dalje të Tiranës. 51-vjeçari, po lufton me jetën në spitalin e Janinës pas një atentati të organizuar ndaj tij në ishullin Paxos, teksa pushonte me familjen. Ngjarja ka ndodhur në limanin e Lakkas, në ishullin Paxos. Pushuesit kanë dëgjuar disa të shtëna dhe kanë dalë e kanë gjetur të gjakosur 51-vjeçarin.

 

 

Ai është transportuar drejt urgjencës për ndihëm e parë e më pas drejt Igumenicës për mjekim te specializuar. Për shkak të gjendjes mjaft të rëndë shëndetësore, Kalemi është transportuar më pas ne Janinë. Policia greke dyshon se bëhet fjalë për një atentat për larje hesapesh dhe dyshon se atentatori është një shqiptar i ardhur nga Italia. Mësohet se më 5 gusht i plagosuri kishte kaluar nga Kakavija bashkë me gruan dhe 3 fëmijët, ndërkohë që rezulton person me precedentë të theksuara penale.