Gjykata e Vlorës ka caktuar masën arrest me burg për Rei Metën, i cili vrau të mëngjesin e së hënës inxhinerin Armando Meshau në një qendër interneti në Vlorë.

 

Gjykata e shkallës së parë në Vlorë vendos “arrest me burg” për Rei Meta për akuzën “vrasje nga pakujdesia”. Gjyqtarja e çështjes ka pranuar kërkesën e prokurorisë.

 

Konflikti për një shumë parash i mori jetën 55-vjecarit Armando Meshahu në Vlorë pas një sherri me grushte me të riun Rei Meta.

 

Mesditën e së hënës, Meta ka pohuar se është takuar rastësisht me 55-vjeçarin, duke pretenduar se ky i fundit e kishte ofenduar dhe shtyrë i pari.