Katër turistë spanjollë kanë humbur në errësirë gjatë natës në plazhin Pllakatun në Sarandë.

 

Shërbimet e Policisë Kufitare i shkuan në ndihmë 4 turistëve spanjollë pasi kishin nevojë për ndihmë dhe për orientim.

 

Njoftimi i policisë/ Sarandë

 

 

Humbën orientimin gjatë natës, në plazh, pasi nuk njihnin terrenin, shërbimet e Policisë Kufitare iu shkojnë në ndihmë 4 turistëve spanjollë.

 

Sapo janë njoftuar se 4 turistë spanjollë kishin nevojë për ndihmë dhe për orientim, pasi kishin mbetur në plazhin e quajtur “Pllakatun”, sepse ishte errësirë dhe nuk njihnin terrenin, shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në zonën e sinjalizuar.

 

4 turistët janë lokalizuar nga shërbimet e Policisë, të cilat i kanë transportuar ata, me mjet lundrues, nga deti, dhe më pas i kanë shoqëruar në vendin ku ishin akomoduar në Sarandë.

 

Turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë falënderuar punonjësit e Policisë, për gatishmërinë e treguar si dhe për ndihmën e ofruar.

 

Shërbimet e Policisë Kufitare ftojnë çdo qytetar/pushues që gjendet në nevojë që lidhet me detyrat funksionale të Policisë së Shtetit, të kërkojë ndihmë, dhe ndërhyrja nga shërbime të specializuara për secilin rast, do të jetë e menjëhershme.