Vendi ynë do të ketë një mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në Ultërsirën Perëndimore përgjatë gjithë 24-orëshit. Ndërsa në zonat malore, vranësirat herë pas here do të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje të izoluara shiu.

 

Pritet që më të dukshme reshje të jenë në orët e pasdites në zonat Verilindore dhe Juglindore. Ndërsa orët e natës vonë sjellin përmirësim gradual të kushteve të motit edhe në zonat malore duke larguar reshjet.

 

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por do të ulen me 2 gradë Celsius në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 34°C.

 

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.