Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Chicago, kur 3 persona u goditën nga rryma elektrike teksa po bënin selfie.

 

Sipas mediave të huaja incidenti ndodhi në një stacion në Oak Park, një qytet pranë Çikagos, pak para orës 19:00 ndërsa tre miqtë po shkonin për në festivalin muzikor Lollapalooza.

 

Pamjet tronditëse tregojnë momentin kur tre persona të ulur në shinat e trenit Chicago L për të bërë një selfie së bashku dhe më pas u bllokuan nga 600 volt energji elektrike kur prekën hekurudhën e tretë.

 

Në video shihet kur njëri nga meshkujt u përkul mbrapa dhe papritmas u ngurtësua pasi preku hekurudhën e elektrizuar.

 

Më pas ai zgjati dorën dhe kapi femrën pranë tij, e cila u ngurtësua nga ana e tij ndërsa voltet e dhimbshme kaluan nëpër trupat e tyre.

 

Të tre dukej se po udhëtonin me një grup më të madh miqsh që ishin pak më larg tyre.

 

Personi i tretë në shina mund të shihej duke i ngulur sytë tmerrësisht i frikësuar, ndërsa miqtë e tij u hodhën menjëherë në veprim dhe të përpiqeshin t’i çlironin.

 

Sipas autoriteteve lokale, të tre të rinjtë janë rreth 20 vjeç. Siç shihet edhe në video, anëtari i tretë i grupit ka tentuar t’i largojë nga radhët djalin dhe vajzën, me ndihmën e dëshmitarëve të tjerë okularë.

 

Ngjarja ka ndodhur pasditen e 5 gushtit, ku djali i “goditur” fillimisht nga rryma është ndihmuar fillimisht nga ekipet e shpëtimit që e kanë rikthyer në jetë dhe më pas është shtruar në spital në gjendje kritike.

 

Edhe vajza mbeti e plagosur rëndë por ishte e vetëdijshme kur ekipet e shpëtimit mbërritën dhe gjendja e saj po përmirësohet dita-ditës.