Një 75-vjeçar dyshohet se është vetëmbytur në lumin Buna. Policia bën me dije se rreth orës 10:00, është njoftuar nga familjarët e 75-vjeçarit me inicialet N. Ç., se ky i fundit mund të jetë vetëmbytur në lumin Buna.

 

Policia ka nisur kontrollet, ndërkohë që janë njoftuar dhe polumbarët e RENEA-s, me qëllim gjetjen e të moshuarit.

 

“Rreth orës 10:00, salla operative e Policisë Shkodër ka marrë njoftim nga familjarët e shtetasit N. Ç., 75 vjeç, banues në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër, se dyshohet që ky shtetas mund të jetë vetëmbytur në lumin Buna.

Shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kontrollet. Janë njoftuar edhe polumbarët e RENEA-s, me qëllim gjetjen e këtij shtetasi”-njofton policia.