Gjimnazi “Gramoz Palushi” në Babrru Qendër, Kamzë, në shtator do të presë 650 nxënës me ambiente të reja.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi e ka nisur ditën e sotme me postimin e një videoje me ambientet e reja të këtij gjimnazi.
Sipas saj, këto ambiente tashmë të përfunduara janë gati për të pritur nxënësit dhe mësuesit e këtij gjimnazi në vitin e ri shkollor.
Kushi tha se “një pjesë e gjimnazit është ndërtuar nga e para dhe në shtator do të jetë gati për të pritur 650 nxënës dhe 33 mësues, duke shërbyer edhe si qendër komunitare për të gjithë banorët e zonës”.
Përveç ndërtimit të shkollave të reja, në të gjithë vendin po punohet në për përgatitjen e tyre për sezonin e ri arsimor që ambienti të jetë mikpritës për nxënësit dhe mësuesit./ATSH