Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja priti në një takim pune ambasadorin e Turqisë në Shqipëri, Tayyar Kağan Atay.

Gonxhja bëri të ditur se, gjatë takimit u diskutua mbi rritjen dhe fuqizimin e bashkëpunimit mes qeverisë shqiptare dhe qeverisë turke në fushat e veprimtarisë që Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit mbulon.

Gjithashtu theksoi ministri, në fokus të bashkëpunimit ishte edhe për të koordinuar ngushtësisht axhendën në kuadër të javës kulturore turke.

“Turqia mbetet një ndër partnerët tanë më të rëndësishëm, tregtarë e investues në ekonominë shqiptare, ku eksperienca e tyre është shumë e vyer në rrugën tonë të zhvillimit”, u shpreh Gonxhja./ata