Një xhami në Gjermani u vu në shënjestër të mbështetësve të grupit terrorist YPG/PKK, tha sot Unioni Turko-Islam për Çështjet Fetare (DITIB).

 

Xhamia në Hannover, në shtetin e Saksonisë së Poshtme, që është e lidhur me DITIB-in, u vu në shënjestër të martën herët me propagandë terroriste dhe fyerje kundër Türkiyes.

 

DITIB tha se menaxhmenti i xhamisë ishte informuar për sulmin nga besimtarët që morën pjesë në namazin e sabahut.

 

Kryetari i Shoqatës së Xhamisë Qendrore të DITIB-it, Mehmet Zengin, tha se xhamia ishte edhe më parë cak i sulmeve të ngjashme.

 

Ai tha se besimtarët dhe zyrtarët janë të shqetësuar për sulmet, por që ata nuk do të lejojnë që atmosfera paqësore dhe siguria e qytetit të dëmtohet në këtë mënyrë.

 

Zengin tha që shpreson se incidenti do të zgjidhet sa më shpejt të jetë e mundur dhe që autoritetet t’i gjejnë dhe t’i sjellin autorët para drejtësisë./AA