Në një bisedë telefonike me kryeministrin holandez Mark Rutte, presidenti turk Recep Tayyip ErdoÄŸan kritikoi aktivitetet e grupit terrorist PKK/PYD/YPG në Suedi.
Duke diskutuar anëtarësimin e Suedisë në NATO, ErdoÄŸan i ka thënë Ruttes se edhe pse Suedia ka ndërmarrë hapa të favorshëm duke bërë ndryshime në ligjin e ri antiterror, këto hapa do të jenë të pakuptimtë për sa kohë që mbështetësit e grupit terrorist organizojnë lirshëm demonstrata në këtë vend, thuhet në një deklaratë të Drejtorisë turke të Komunikimeve.
Lidhur me sulmet ndaj librit të shenjtë musliman, Kuranit, në Suedi, ErdoÄŸan ka thënë se sulmet nuk mund të justifikohen nën maskën e lirisë së mendimit dhe ky është qartësisht “krim i shprehjes”.
Duke kujtuar se vitin e ardhshëm do të festohet 100-vjetori i Marrëveshjes së Miqësisë Türkiye-Holandë, presidenti turk ka shprehur besimin se marrëdhëniet dypalëshe do të forcohen përmes vizitave të nivelit të lartë.
Dy liderët kanë rënë dakord gjithashtu se një nga pikat më të rëndësishme të agjendës së samitit të NATO-s, i cili do të mbahet në Vilnius, kryeqytetin e Lituanisë, më 11-12 korrik, do të jetë lufta Rusi-Ukrainë./AA