Policia e Fierit ka vënë në pranga 4 persona, si dhe ka proceduar në gjendje të lirë 3 shtetas dhe ka shpallur në kërkim një tjetër për vepra të ndryshme penale.

 

 

Ata akuzohen për shkelje të rregullave të qarkullimit apo dhe vjedhje, mes tyre një 33-vjeçare e cila akuzohet se ka plagosur me thikë bashkëshortin e saj.

 

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin S. T., 27 vjeç, banues në Berat, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin R. M., 30 vjeç, banues në Fier, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Rr., 32 vjeç, si dhe shpallën në kërkim shtetasin Sh. B., 48 vjeç, pasi ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, në lokalin e shtetasit Sh. B. Punohet për kapjen e këtij shtetasi.

Gjithashtu, u arrestua shtetasja E. M., 33 vjeçe, banuese në Fier, pasi ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës, bashkëshortin e saj, shtetasin K. M., 36 vjeç.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-G. G., 27 vjeç, pasi në banesën e tij në fshatin Grizë, Patos, kishte kultivuar bimë narkotike cannabis sativa;

 

-Një shtetas të mitur 16 vjeç, pasi në bashkëpunim me dy shtetas të mitur 13 vjeç, ka vjedhur automjetin e shtetasit A. S. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë ndaluan shtetasin R. T., 42 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.