Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, shkarkim nga detyra të gjyqtarit Neritan Cena.
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, anëtarë, shpalli vendimin për çështjen që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Neritan Cena kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 304, datë 06.10.2020.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 304, datë 06.10.2020, që i përket subjektit të rivlerësimit Neritan Cena.
Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
KPK, shkarkoi nga detyra më datë 6.10.2020 të subjektit të rivlerësimit, Neritan Cena, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.