Policia Rrugore Tiranë po zhvillon kontrolle të shtuara dhe të dedikuara, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në kryeqytet.
Gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore, në Rrugën e Dajtit, kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin M. M., 27 vjeç, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin pa vendosur rripin e sigurisë, dhe pas testit të alkoolit ka rezultuar se e drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
Me qëllim shmangien e masës administrative, drejtuesi i automjetit ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke i ofruar atyre një shumë parash.
Në vijim të veprimeve, u referuan materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.