Një fëmije 1.5 vjeç në Sarandë është nisur  me helikopter drejt Tiranës pasi dyshohet të ketë konsumuar gabimisht metadon.

 

Fëmija S. A, bir i një babai italian dhe një nëne nga Delvina, ndodhej me pushime bashkë me prindërit në Delvine.

 

Është paraqitur disa orë me parë në urgjence me konvulsione. Nga deklarimet e prindërve, dyshohet te ketë konsumuar gabimisht “Metadon” qe e përdor daja i tij, ndoshta për shkak te përdorimit te lendeve narkotike.

 

Policia ka nisur hetimet. Sipas spitalit, gjendja e fëmijës është e qëndrueshme.