Gjatë javës që lamë pas, 18 shoferë janë arrestuar ose proceduar në gjendje të lirë, për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, si dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, dhe janë vendosur 2,220 gjoba.

 

 

Konkretisht:

 

Janë ndëshkuar me masë administrative 584 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.

 

 

497 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha.

 

515 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

 

Janë vendosur 604 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve.

 

Janë vendosur 8 masa administrative, për mospërdorimin e monopatinave në vendet e duhura.

 

Janë vendosur 12 masa administrative, për këmbësorët që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

 

Janë bllokuar 12 automjete, për detyrime të pashlyera, mungesë dokumentacioni dhe për verifikime, nga Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.

 

Sipas policisë vijojnë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet.