Ashtu sikurse njoftoi vetë kryeministri Edi Rama, më 4 shtator do të mblidhet Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste. Mbledhja pritet të zhvillohet në orën 16:30.

 

Në këtë mbledhje priten që të merren vendime sa i takon ndryshimeve në qeveri.

 

Kujtojmë se gjatë një konference për mediat, javën e kaluar, kryeministri Edi Rama i pyetur për ndryshimet në qeveri, u shpreh se do të duhet të pritet deri në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS.