Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm te Liqeni artificial, në Tiranë.

 

Ashtu siç shihet dhe në foto, një makinë e tipit “X6” ka dalë nga rruga duke fluturuar nga barrierat dhe ka përfunduar në digën e Liqenit të Tiranës.

 

Automjeti po udhëtonte në “Rrugën e Kosovarëve”, por ka dalë nga rruga dhe ka fluturuar te diga e Liqenit.

 

Ende nuk ka informacion nëse ka të lënduar nga ky aksident. Pritet një komunikatë zyrtare nga policia e Tiranës.