Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm,në autostradën “Elbasan-Tiranë”.

Ngjarja ndodhi Rreth orës 10:30, ku 24–vjeçari A. H., ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë, automjeti është përplasur me mbrojtësen metalike, në anë të autostradës.

 

Nga përplasa është dëmtuar i riu, i cili po merr ndihmë mjekësore, në spitalin e Elbasanit.

Sipas policisë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.