Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore afrikane duke bërë që moti i kthjellët dhe i nxehtë të jetë dominant gjatë orëve të paradites, por pjesa e dyte e ditës do të sjellë vranësira të lehta në të gjithë zonën malore duke lënë zonat e ulëta dhe të gjithë vijën bregdetare nën dominimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta.

 

Gjatë natës pritet që vranësirat të shtrihen në një pjesë të mirë të territorit por nuk priten reshje.

 

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 40°C.

 

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi verior – veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.