I urrente zezakët Ryan Palmeter, 21 vjeç, vrau dy burra dhe një grua brenda një dyqani Dollar General në Jacksonville.

 

Sherifi TK Walters në një konferencë shtypi të dielën,  tha se i dyshuari “shënjestroi njerëzit me ngjyrë” para se të vriste veten.

 

“Thënë qartë, të shtënat ishin të motivuara racialisht dhe ai i urrente zezakët”, u tha ai gazetarëve.

 

Sherif Waters tha se ai përdori një pistoletë Glock dhe një pushkë të stilit AR-15 të zbukuruar me kryqin e nazizmit gjatë realizimit të vrasjes që ndodhi pak para orës 14:00.

 

Policia tha se i dyshuari, hyri në dyqan i veshur me pajisje luftarake, një automatik dhe një pistoletë, që cilat i posedonte me leje. Tre persona u vranë, përpara se autori të vriste veten. Autoritetet thanë se të tre viktimat ishin afrikano-amerikanë  dy burra dhe një grua.

 

Më herët ai kishte lënë disa shkrime raciste, ku thoshte se i urrente zezakët, këto shkrime i gjeti babai i  tij, por kur ai lajmëroi policinë ishte tepër vonë.