Një defekt teknik në një stacion të prodhimit të energjisë shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike për gati 10.000 shtëpi në të gjithë Izraelin, raportuan mediat izraelite të dielën.

Qytetet e prekura nga ndërprerja e energjisë ishin Haifa, Ashkelon, Bnei Brak dhe Petah Tikva, sipas Channel 12 duke cituar Korporatën Elektrike të Izraelit.

Defekti ka ndodhur në një nga repartet gjeneruese në qytetin Petah Tikva, që rezultoi me ndërprerjen e energjisë elektrike.

Ndërprerja e energjisë nuk ishte rezultat i një sulmi kibernetik, shton "Channel 12".

Sipas kanalit, defekti u riparua duke aktivizuar aparatet alternative të prodhimit, ndërsa energjia elektrike u rikthye në shumicën e shtëpive./aa