Një makinë policie është aksidentuar në Fier, në zonën lindore të qytetit.

 

 

Automjeti i policisë ka qenë në një aksion dhe po shkonte drejt automjetit ku gjendej një person në kërkim në Spanjë.

 

Mësohet se nga përplasja e mjeteve pranë vendit të quajtur “Autogrilla” nuk ka të lënduar, ndërkohë që po kryhet ekspertiza për të zbardhur shkaqet e aksidentit.