Është shtyrë për në datën 15 mars seanca për çështjen e inceneratorit të Fierit.

 

 

SPAK ka provuar se ish-ministri Lefter Koka dhe anëtarët e komisionit kanë shkelur ligjin në procedurën e dhënies së koncesionit dhe në lidhjen e kontratës për inceneratorin e Fierit. Po ashtu është shkelur ligji gjatë shpronësimit të pronës ku do të ndërtohej kjo vepër që me firmën e Lefter kokës dhe Alqi Bllakos u shndërrua nga tokë arë në tokë truall duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 14 milionë lekë.

 

SPAK ka provuar se të pandehurit Alqi Bllako, Arben Dervishaj dhe Etleva Kondi, kanë marrë përfitime të parregullta nga i pandehuri Klodian Zoto.

 

 

Por ndërsa tre zyrtarët tashmë janë në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Posaçme, ish-ministri i Financave, Arben Ahmertaj i cili po ashtu ka përfituar nga Zoto bileta avioni dhe suita hoteli, ai nuk është hetuar nga SPAK dhe nuk është pjesë në këtë dosje.

 

146 milionë lekë sipas SPAK janë përfituar në mënyrë të paligjshme  nga shoqëria që përfitoi koncesionin dhe nga ajo që ndërtoi inceneratorin. Nga shoqëritë janë pranuar fatura tatimore shitjeje dhe janë paguar detyrimet financiare për këto fatura tatimore për disa shoqëri të tjera të lidhura me ish-ministrin, për punime që në të vërtetë nuk janë kryer.

 

14 milionë lekë janë përftuar në mënyrë të tërthortë nga Alqi Bllako, pasi babai i tij u punësua fiktivisht si drejtor kantieri.

 

Ndërsa 59 mln lekë ishte dëmi në buxhetin e shtetit nga skema mashtruese mbi tatimin mbi vlerën e shtuar që të akuzuarit kishin ndërtuar.