Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Mariya Zakharova, deklaroi se së shpejti në Moskë do të mbahet një takim mes ministrit të Jashtëm të Türkiyes, Hakan Fidan dhe ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergej Lavrov.

 

Në një deklaratë për agjencinë ruse të lajmeve TASS, Zaharova dha informacione për bisedimet e nivelit të lartë midis Rusisë dhe Türkiyes.

 

Duke theksuar se ministri Fidan pritet të vizitojë Moskën, Zakharova tha se "Ministrat e jashtëm të Türkiyes dhe Rusisë do të takohen së shpejti në Moskë"./AA