SPAK ka nisur hetimin pasuror për të arrestuarit e operacionit “Metamorfoza”.

 

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish-prokurori Xhevahir Lita, ish-shefi i operacionales, Oltion Bistri, ish-efektvi Adrit Hasanbegaj, Asmer Bilali, Edmond Preka, ky i fundit shoferi i biznesmenit Gjoka.

 

Mësohet se Prokuroria e Posaçme ka kërkuar informacione nga bankat e nivelit të dytë dhe institucione të tjera shtetërore. Në ‘sitë’ janë vënë prona të luajtshme dhe të paluajtshme, automjete, banesa, biznese, llogari bankare etj. Qëllimi i hetimeve ka të bëjë me zbulimin e të ardhurave për të siguruar këto të mira materiale dhe nëse kanë burime të ligjshme. Ky hetim po ndiqet nga dy prokurorët Altin Dumani dhe Arben Kraja.

 

Ndërkohë, të enjten në orën 10 vendoset nga gjyqtarja e Apelit Saida Dollani për masat e sigurisë.

 

Kujtojmë se GJKKO caktoi datën 31 gusht për të shpallur vendimin për kërkesat e të pandehurve për një masë më të butë sigurie.