Tre persona janë plagosur në Shkodër si pasojë e një sherri me thika, të ndodhur në një prej lokaleve në qendër të qytetit..

 

Sipas informacioneve të uniformave blu, ngjarja ndodhi rreth orës 12:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku një 18-vjeçar i identifikuar si Aldo Hasani plagosi me thikë 3 bashkëmoshatarët e tij

 

Bëhet me dije se të rinjtë janë dërguar menjëherë në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

 

Ndërkohë raportohet se njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore si pasojë e plagëve të marra.

 

Policia është vënë në ndjekje të autorit i cili ia ka mbathur nga vendi i ngjarjes menjëherë pas sulmit ndaj bashkëmoshatarëve të tij.

 

“Rreth orës 12:30, në lagjen “Qemal Stafa”, në rrethana ende të paqarta, shtetasi A. H., rreth 18 vjeç ka dëmtuar me mjet prerës 3 bashkëmoshatarë të tij të cilët po marrin asistencën mjekësore në spital.

 

Shërbimet e Policisë janë vënë të ndjekje të autorit dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë, me qëllim kapjen e tij. Gjithashtu, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”,  tha policia.