Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka reaguar pas lajmit për masat e reja të sigurisë të marra për drejtuesin e këtij institucioni, Altin Dumani.

 

SPAK thekson se mbrojtja është konform procedurave standarde të miratuara.

 

“Nisur nga publikimet ne media dhe interesi i lartë publik, informojmë se: Në zbatim të akteve ligjore dhe nënligjore Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme mbrohet nga Garda e Republikës e cila bashkëpunon dhe koordinon veprimet me Policinë e Shtetit. Mbrojtja e Drejtuesit të Prokurorisë është konform procedurave standarde të miratuara”, deklaron SPAK.