Sezoni i mbarë turistik vijon të forcojë pozitat e modhës vendase në raport me valutat.

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën leku fitoi terren ndaj monedhave të huaja krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit të këmbimit valutor vendas, euroja u zhvlerësua me 0.95 lekë dhe këmbehet me 108.68 lekë.

Dollari amerikan, këmbehet me 99. 87 lekë ose 1, 56 lekë më pak krahasuar me të martën.

Ndërsa franga zvicerane këmbehet me 113.57 lekë, ose 1.43 lekë më pak dhe pandi britanik u zhvlerësua me 1.43 lekë dhe këmbehet me 126.42 lekë.

 

Aktorët e tregut mendojnë se, dobësimi i valutave kundrejt lekut tashmë po nxitet kryesisht nga sezoni. Sipas tyre, në ditët e fundit të muajit gusht ka një rënie të ngadaltë, por të qëndrueshme të kursit, të lidhur kryesisht me shtimin e prurjeve nga turizmi./ATSH