Kryeministri, Edi Rama, e ka nisur ditën e sotme duke publikuar pamje të punimeve që po kryhen në aksin rrugor Prekal-Kir.

 

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Rama thotë se ky është segmenti i parë i rrugës së Dukagjinit në Shkodër, i cili pritet të sjellë një zhvillim turistik të zonës.

 

“MIRËMËNGJES, dhe me punimet që po kryhen në rrugën Prekal-Kir, financuar nga qeveria shqiptare për Bashkinë e Shkodrës, si segmenti i parë i rrugës së Dukagjinit, për të sjellë një impuls të ri zhvillimi turistik e agroturistik për një zonë mahnitëse, ju uroj një ditë të mbarë”-shkruan Rama.