Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se largimi i kryeministrit Edi rama nga pushteti është i domosdoshëm për të ardhmen europiane të vendit.

 

 

Në një postim në Facebook, Meta u shpreh se kreu i qeverisë zëvendësoi procesin e integrimit europian në procesin e korruptimit të disa zyrtarëve ndërkombëtarë, referuar skandalit McGonigal.

 

“Edi Rama zëvendësoi procesin e integrimit europian në procesin e korruptimit të disa zyrtarëve ndërkombëtarë.

 

Largimi i tij, domosdoshmëri për të ardhmen europiane që qytetarët shqiptarë meritojnë”, ka shkruar ai.