Deputetja demokrate Ina Zhupa është ndalur në Kuvend tek atentati ndaj kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës, Benard Ndrecës. Zhupa e cilësoi si një akt terrorist në nisje të fushatës dhe kërkoi nga ministri i Brendshëm që të japë informacion se ku janë hetimet deri më tani.

 

“Akt terrorist ka ndodhur ndaj kryetarit të PD në Vaun e Dejës duke u sulmuar për eliminim fizik me tritol. Kjo ishte hapja e fushatës elektorale e padëgjuar ndonjëherë në historinë e Shqipërisë dhe vendeve demokratike. Ky parlament duhet të distancohet, ministri i brendshëm të na thotë ku janë hetimet, se nëse keni ndërmend ta bëni kështu fushatën elektorale i keni bërë llogaritë gabim”, tha Zhupa.