Tre persona janë shpëtuar në Detin Koral në brigjet e Cairns pasi jahti turistik u dëmtua pas sulmeve të peshkaqenëve.
Autoriteti Australian i Sigurisë Detare (Amsa) koordinoi shpëtimin herët në mëngjesin e së mërkurës, afërsisht 835 km larg brigjeve të Cairns.
Në një postim në mediat sociale, ekuipazhi, i cili ishte në një ekspeditë rreth zonws të quajtur Russian Ocean Way, të cilën ata po e dokumentonin në internet, tha se ata u sulmuan për herë të parë nga peshkaqenë më 4 shtator.
“Si rezultat, jahti u zhyt plotësisht nën ujë”, thuhet në një postim në llogarinë Instagram të ekuipazhit.
Sipas postimit, jahti i quajtur Tion filloi të fundosej, pasi ekuipazhi dërgoi një sinjal SOS.
Amsa iu përgjigj sinjalit të radios që tregonte pozicionin e urgjencës të regjistruar në Rusi në orën 1:30 të mëngjesit. Tre persona ndodheshin në bordin e katamaranit, i cili ishte nisur nga Vanuatu për në Cairns.
“Të dy trupat e anijes janë dëmtuar pas disa sulmeve të peshkaqenëve,” tha Amsa në një deklaratë.
Tre personat, dy shtetas rus dhe një francez u shpëtuan me sukses nga Dugong Ace. Anija, e destinuar për në Shangai, mbërriti 45 minuta pasi u dërgua telefonata e SOS, tha ekuipazhi në mediat sociale.