Kina raportoi se më shumë se 1.000 raste të spiunazhit në emër të Tajvanit u zbuluan dhe spiunët u ndëshkuan “rreptësishtë”.

Sipas South China Morning Post (SCMP), një deklaratë është bërë nga Ministria Kineze e Sigurisë së Shtetit (MSS) për aplikacionin e mesazheve WeChat.

Në deklaratë theksohet se më shumë se 1.000 raste spiunazhi u zbuluan përmes një sërë operacionesh speciale të nisura vitet e fundit dhe spiunët u ndëshkuan rëndë.

Në deklaratë theksohet se u shkatërruan "rrjetet e shumta të inteligjencës" të krijuara nga tajvanezët në territorin e Kinës për të hyrë në sekretet shtetërore.

"Në përputhje me ligjin, ne kemi ndëshkuar ashpër spiunët që kryen vjedhje të inteligjencës, infiltrim dhe aktivitete sabotuese dhe vazhdojmë të mbrojmë në mënyrë efektive sigurinë e sekreteve thelbësore të vendit tonë", thuhet në deklaratë.

Po ashtu thuhet se do të zhvillohet "luftë e vendosur kundër separatizmit dhe spiunazhit" në lidhje me Tajvanin./aa