Infermierët që punojnë  në Gaziantepit, përjetuan panik të madh në tërmetin 7.7 ballë në Kahramanmaraş.

Në momentet kur dridhja është ndjerë në pamjet e pasqyruara në kamerat e sigurisë, infermieret vrapuan drejt dhomës së inkubatorit ku ndodheshin foshnjat e lindura para kohe dhe të sëmura.

Infermieret bënë përpjekje të mëdha për të parandaluar që inkubatorët të përmbyseshin gjatë lëkundjes.

Duke përshkruar ato momente, infermierja Nizam tha se:

"Unë punoj këtu që 3 vjet. Kur ndodhi tërmeti, shoqja im më njoftoi. Vrapova të mbaja inkubatorët. Sepse kisha frikë se foshnjat do të binin. As që më shkoi në mendje të ikja në atë moment, mendimi im ishte të shpëtoja foshnjat."