Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekreton shkarkimin e ministrave që largohen nga detyra, dhe njëkohësisht emërimin në detyrë të ministrave të rinj.

 

Në Asamblenë e PS, Rama njoftoi 7 ndryshime në kabinetin e tij qeveritar.

 

Me ndryshimet e reja, nga qeveria largohen Olta Xhaçka, Evis Kushi, Edona Bilali, Frida Krifca dhe Milva Ekonomi.

 

Ministër i Financave dhe Ekonomisë – Emërohet Ervin Mete; Largohet Delina Ibrahimaj

 

Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit – Emërohet Delina Ibrahimaj; Largohet Edona Bilali

 

Ministre e Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale – Emërohet Albana Koçiu; Largohet Ogerta Manastirliu

 

Ministër i Arsimit dhe Sporti – Emërohet Ogerta Manastirliu; Largohet Evis Kushi

 

Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme – Emërohet Igli Hasani; Largohet Olta Xhaçka.

 

Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit – Emërohet Anila Denaj; Largohet Frida Krifca

 

Ministër i Pushtetit Vendor (Ministri e re): Emërohet Arbjan Mazniku

 

Ministria e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet (Shkrihet) – Largohet Milva Ekonomi.