Një ndeshje spektakolare në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, ku Shqipëria ka mposhtur 2 me 0 Poloninë me dy gola të mrekullueshëm.

 

Sfida u shënua në minutën 37’, kur Jasir Asani shënoi një supërgol nga jashtë zone duke ngritur në këmbë stadiumin “Air Albania”.

 

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultatet, ndërsa e dyta nisi disi më qetë. Në minutën e 60’ disa zëvendësime i dhanë një hov tjetër lojës.

 

Mirlind Daku, i cili sapo ishte futur në lojë, shënoi golin e dytë për Shqipërinë në minutën 62’.

 

Me fitoren ndaj Polonisë, Shqipëria udhëheq Grupin E.

 

Grupi E

 

Shqipëria 10 pikë

 

Çekia 8 pikë

 

Moldavia 8 pikë

 

Polonia 6 pikë

 

Ishujt Faroe 1 pikë