Presidenti Bajram Begaj ka uruar sot të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit në nisje të vitit të ri arsimor.

 

Në një postim në rrjetet sociale, Kreu i Shtetit ka uruar veçanërisht fëmijët të cilët do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

 

“Suksese në vitin e ri shkollor për çdo nxënës, mësues dhe prind në Shqipëri, e në veçanti për të gjithë ata nxënës që hyjnë në klasë të parë! Puna dhe përkushtimi juaj i sotëm, ndërtojnë Shqipërinë e së nesërmes”, u shpreh Begaj.