Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve si dhe të kryekomisionerit Celibashi të cilët njohën Partinë e Lirisë si forcën e parë të opozitës, duke i dhënë 2 komisionerë të KZAZ-ve për zgjedhjet në Kukës.

 

Kolegji Zgjedhor me vendimin e sotëm njeh Partinë Demokratike zyrtare si partinë më të madhe të opozitës duke i dhënë të drejtën për të propozuar 2 anëtarë në KZAZ.

 

Ndërkohë, Partisë së Lirisë iu dha e drejta për vetëm 1 anëtarë në KZAZ.

 

Kujtojmë se në zgjedhjet lokale në Kukës do të marrin pjesë Partia Socialiste e Shqipërisë dhe koalicioni Bashkë Fitojmë, ndërkohë që PD zyrtare vendosi të mos marrë pjesë.