Një aksident i rëndë është regjistruar në autostradën A1, pranë Fiano Romano në Romë.

 

Një nga autobusët, në përdorim nga Prefektura e Agrigentos, i cili po transferonte emigrantët nga Porto Empedocle në qendrat e pritjes në Piemonte, u përplas kokë më kokë me një automjet tjetër të rëndë dhe si pasojë dy drejtuesit e mjeteve humbën jetën dhe 25 emigrantë u plagosën.

 

Viktimat ishin dy italianë, 35 dhe 32 vjeç. Emigrantët që udhëtonin me autobus kishin zbritur në Lampedusa ditët e fundit.

 

Aksidenti ka ndodhur në orën 02:25 të natës së djeshme. Përveç policisë, në vendngjarje janë dërguar 10  autoambulanca dhe dy automjete mjekësore. Nga emigrantët, më të lënduarit janë transportuar në Poliklinikën Agostino Gemelli dhe Poliklinikën Umberto I.