Komuna e Zveçanit është anëtarësuar në Asociacionin e Komunave të Kosovës. Kjo është bërë e ditur nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

 

Në njoftimin e kësaj partie është theksuar se votimi është bërë me iniciativën e asambleistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

 

Zveçani është bërë komuna e katërt në veri të vendit e anëtarësuar në Asociacionin e Komiunave të Kosovës, pasi ditë më parë të njëjtin vendim e rmorën Mitrovica e Veriut, Leposaviqi dhe Zubin Potoku./KosovaPress/