Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip ErdoÄŸan, tha se vendi i tij qëndron pranë Libisë në vazhdën e fatkeqësisë vdekjeprurëse të përmbytjeve që goditi vendin.

 

Presidenti ErdoÄŸan shtoi se ka urdhëruar mobilizimin e të gjitha burimeve shtetërore për të ndihmuar libianët.

 

“Deri tani Türkiye ka dërguar tre avionë dhe tre anije si pjesë e ndihmës humanitare për Libinë e goditur nga përmbytjet”, tha ErdoÄŸan, duke iu drejtuar një forumi për transformim urban dhe tërmete në Istanbul.

 

"Ndihma jonë për vëllezërit dhe motrat tona libianë do të vazhdojë pandërprerë për t'i ndihmuar ata të kapërcejnë këto ditë të vështira në një kohë të shkurtër", shtoi ai.

 

Të paktën 6 mijë njerëz u vranë dhe mijëra të tjerë mbeten të zhdukur për shkak të përmbytjeve të fundjavës së kaluar në Libinë lindore, sipas shifrave zyrtare.

 

Shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet nga stuhia Daniel përfshinë disa zona të dielën në Libinë lindore, veçanërisht Bengazin, Al-Bayda dhe Al-Marj, si dhe Soussa dhe Derna.

 

Legjislacion për ta bërë Türkiyen rezistente ndaj tërmeteve

 

ErdoÄŸan tha gjithashtu se Türkiye do të bëjë më shumë për ta bërë vendin rezistent ndaj tërmeteve.

 

Qëllimi i legjislacionit për tërmetet është “të krijojë infrastrukturën ligjore që do të kryejë transformimin urban në mënyrën më të shëndetshme, më të shpejtë dhe më të drejtë kundër realitetit të tërmeteve”, tha ai.

 

“Tani e tutje, ne duhet të kryejmë punën duke i njohur 81 provincat e vendit tonë si zona tërmetesh”, shtoi ErdoÄŸan.

 

Pas tërmeteve të 6 shkurtit në Türkiyen jugore, ErdoÄŸan tha se vendi po rindërton një zonë të goditur nga tërmeti që është me territor sa një shtet i madhësisë mesatare.

 

Türkiye është ndër zonat më aktive sizmike në botë. Në shkurt, nga tërmetet e forta në Türkiyen juglindore humbën jetën më shumë se 50 mijë njerëz.

 

Në vitin 1999, një tërmet i fortë goditi Türkiyen veriperëndimore, duke shkaktuar më shumë se 18 mijë viktima./AA